Ndërsa prezantoi platformën e re mësimore, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se ajo do të jetë e gatshme edhe në rastet nëse do të kemi një ndërprerje të procesit për shkak të koronavirusit.
Sipas saj, në këtë platformë janë regjistruar 5000 video-shpjegime nga mësues për lëndë të ndryshme shkollore.
Akses në platformë do të kenë prindërit, së bashku me fëmijët dhe mësuesit.
Kushi: Kanali RTSh Shkolla do të vijojë edhe pas pandemisë. Hov të madh iu dhe platformës Akademi.al e cila falë mbështetjes UNICEF Albania është kthyer në një platformë që i përket të ardhmes. Të gjitha mësimet që transmetohen në RTSh janë edhe në këtë platformë.
Nëse ndodh që të ketë infektim dhe klasat duhet të mbyllen, nxënësit duhet të vazhdojnë në kushte shtëpie dhe nuk e humbasin mësimin. Akademi.al është platformë shumëdimensionale dhe e thjeshtë në përdorim ku çdo mësues, nxënës dhe prindër kanë akses në përdorim. Platforma është falas ndërkohë që videot janë për të gjitha lëndët. Janë gati 5000 video në këtë platformë teksa vijojnë të regjistrohen 50 video të tjera çdo ditë. E veçanta e saj është që ka krijuar mundësinë e mësimit online.