Lajme

Kjo është historia e nënës shqiptare, Ajkunës që ngriu maleve në borë për t’i çuar bukë të birit: I doni nënat tuaj sa i keni!

Shumë ngjarje të dhi mbshme ndodhnin dyerve të bu rgjeve me familjarët e të dë nuarve qe rendnin nga çdo cep i Shqipërisë për t’ju gjendur pranë të afërmve të bur gosur.

Shkëlqim Abazi: Kam lindur në një stallë lopësh dhe i kam mbijetuar Spaçit - Gazeta Shqiptare Online

Kjo është historia e një nëne të burg osuri, nga Puka në vitet ’70-të e cila bënte kilometra të tërë në këmbë , maleve për të mbërritur tek i biri, derisa një ditë kishte mbetur e ng rirë në dëborë.

Historia e saj është përjetësuar në këtë poezi të Shkëlqim Abazit, i cili e njohu këtë nënë her oinë kur ishte vetë i bur gosur në Spaç.

Ja shënimi i i tij dhe poezia:

“Gjithë të dë nuarit e viteve …70 – …73 e kujtojnë nanën e Franit, atë grua kreshnike, tepër të vobektë, që nisej në këmbë nga thellësitë e Pukës për të mbërritur në Spaç pas tri ditë-netësh.

Si mbushte torbën me fruta pylli, si arra, lajthi, mollçinka, gështenja apo ç’t’i ofronte natyra, mësynte derën e bur gut me rregullsi ciklike dy mujore dhe nuk largohej pa u takuar me të birin.

Ne ishim mësuar me rregullsinë e asaj nëne fisnike, sa kur mbushej dy muajshi, dilnin mbi tarracë dhe vrojtonim drejt portës. Dhe ajo s’na zhgënjeu ndonjëherë, do vinte në ditën fikse, sillte frutat e pyllit me porosi që i biri të na i ndante secilit nga një kokërr.

Por kaluan disa dymujor dhe nana s’po dukej, u merakosëm. Ç’t’i kish ndodhur vallë?

Kur nëpërmjet ca të lirëve vendas mësuam se pl akën e gjorë e kishin gjetur të ngri rë mes maleve të Pukës dhe Spaçit, me strajcën e pandashme në dorë, na pllakosi zia. Humbjen e saj e përjetuam me dhimbje, si ta kishim njeriun tonë të afërm.

Korab | Mapio.net

 

MË TË LEXUARAT

To Top