Rritja e rasteve të reja gjatë ditëve të fundit, duke shënuar këtë të premte edhe shifrën rekord prej 289 të prekurish, më e larta që prej fillimit të pandemisë, ka shtuar fr ikën ndër radhët e qytetarëve, sidomos atyre që jetojnë që jetojnë në Tiranë.
Kryeqyteti vijon të mbetet më i prekuri nga Covid-19, aq sa tanimë autoritetet përkatëse kanë iden tifikuar edhe trekëndëshin e kuq të rre zi kut për përhapjen masive të Koronavirusit.
Bëhet fjalë për zonën e ish-Bllokut, Astirin dhe Kombinatin. Rreziku i infeksionit është më i lartë pikërisht në këto zona të kryeqytetit dhe ky fakt u pohua edhe gjatë takimit me ministren Manastirliu nga epidemiologu Rexhep Muja.