Gazetari Arian Çani ka habitur me një dekl aratë të bërë mbrëmjen e djeshme, teksa po fliste për takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias.
Çani tha se Dendias është me origjinë nga fshati Vuno i Himarës, ndërsa ngriti aludimet se është kushëri me kryeministrin Edi Rama.
“Është e vërtetë që Dendias është nga Vunoi, me origjinë se të parët e tij aty kanë jetuar. Ai vetë ka lindur në Athinë, por me origjinë është nga Vunoi. Po të pyesësh të moçmit aty e thonë këtë gjë. Madje as vetë Dendias nuk e mohon këtë gjë. Dhe thuhet se ka lidhje gj ak u me Edi Ramën pasi dhe Rama e ka mamanë nga Vunoi“, u shpreh gazetari në emisionin “Open”.