Njëra prej grevi steve të Ballshit ka bërë një rrëfim prekës me djalin e saj, i cili punon në Dubai.
Naftëtarja ka treguar që i biri 20 vjeçar ka nisur të qajë kur ka parë të ëmën në grevë, teksa i menjëhershëm ka qenë reagimi i një sheiku që ka zbritur nga kati i 44 për ta pyetur.
Grevistja ka shtuar se sheiku ka mbetur i çuditur kur i ka treguar që e ëma punon në një kompani nafte.
“Shikon djali në video në pushim, punon dy orë dhe ndalohet. Hap videon në telefon shikon nënën dhe shoqet e saj. Fillon të qajë dhe sheiku e shikon nga kati i 44 dhe zbret me vrap poshtë. “Denis si është puna? Pse qan?”, i thotë shiko mamin bashkë me shoqet. Fillon të qajë dhe ai dhe e pyet se ku jeton. “Në Shqipëri. Mami ka punuar në një kompani nafte”, i thotë. Sheiku nuk e kupton. Djali 20 vjeç jeton dhe ndihet rehat atje ku punon.
Punon 8 orë dhe paguhet, ndihet tamam si një shtetas në Dubai. Këtu ështe kundërta. Punon nëna dhe babai 35 vite në naftë dhe nuk ka asgjë t’u japë fëmijëve të tyre.
Kurse politikanët që 20 vjeç i hipin fëmijët nëpër lukse, makina të shtrenjta”, ka thënë naftëtarja.