Rozë

Do mbeteni pa fjalë! Shikoni si e ka mobiluar shtëpinë aktori Flor Binaj, shtëpi me kaq shumë…. nuk keni parë

Që prej 13-vjetësh, Flori është ҫdo të diel një prej miqve më besnikë e më të preferuar të ekranit. “Portokallia” është kthyer tashmë në shtëpinë e tij të dytë.

Madje, edhe në shtëpinë e parë, kur gjen kohë, krijon për “Portokallinë” skenare e batuta për personazhet që luan javë pas jave. Megjithatë, që kur është bërë baba i dy fëmijëve, shtëpia është një zë që i thërret gjithmonë e më shumë, sepse aty e presin dy engjëj të vegjël, me të cilët dëshiron të kalojë kohë pa fund.

Në një profil ndryshe nga herët e tjera në programin “Pa filtër”, në T, Flori ka hapur derën e shtëpisë për të rrëfyer më shumë ҫfarë ka brenda mureve, jashtë skenës së “Portokallisë” dhe jashtë ekranit nga i cili e njeh i gjithë publiku.

Ndërsa punon, aty rrotull dëgjon zërin e vogëlushes që i ngjitet si shall a si gja rpër. Krena, prej disa muajsh është motra e madhe, por ende e vogël për të kuptuar ҫ’ndodh me babin e saj, kur e sheh në televizor e kur në shtëpi. Ndërsa Flori shikon tek ajo veten kur ishte fëmijë:

“Unë i vogël kam qenë fiks si Krena. Imitoja gjithҫka shikoja, isha energjik… nuk kisha turp, derisa më tërhiqnin vëmendjen, sepse ishte turp të ishe ka ragjoz… “ – tregon ai me të qeshur, edhe pse sot ndihet krenar kur sheh se edhe e vogla e tij ka filluar t’i tregojë që tani aftësitë prej artisteje.

MË TË LEXUARAT

To Top