Aeroporti i Kukësit do të hapet zyrtarisht në pranverën e viti të ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projekteve infrastrukturore për vitin e ardhshëm, teksa ka njoftuar se së shpejti do të hapet tenderi edhe për Aeroportin e Vlorës dhe atë të Sarandës.
Kryeministri Rama është ndalur edhe tek investimet që pritet të kryhen në infrastrukturën portuale të vendit, ku ka deklaruar se do të hapet gara ndërkombëtare për transformimin e portit të Vlorës dhe Durrësit, teksa Saranda nga ana tjetër do të ketë së shpejti një port turistik.
Sa i takon kontratës koncesionare për rrugën Orikum-Dukat, ministrja e Ministrja e Infrastrukturës Balluku tha se kantieri i ndërtimit do të hapet vitin e ardhshëm, pas pezullimit për shkak të pandemisë. Më tej, ka dhënë detaje të reja lidhur me termocentralin e Vlorës si dhe hekurudhën Tiranë-Durrës.