Moderatorja Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha dy ditë më parë partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë.
Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell. Sot Dielli është mirëpritur në shtëpi me një atmosferë shumë të ngrohtë.
Ka qenë Xhemi dhe Eduarti që kanë publikuar pamjet nga mirëpritja madhështore. Ambienti i shtëpisë është zbukuruar me tollumbaca, arusha dhe në qendër shkruhet “Mirëseerdhe bebi Diell”.
“Lumturi”, shkruan Xhemi krah fotos ku shfaqet me Arbanën përqafuar.