Aktori i njohur si ‘Ezel’ për publikun shqiptar, Kenan Imirzalioglu, u bë sot baba i një vajze.
Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, i dha fund pritjes së ëmbël, duke zgjeruar familjen e tyre me një vogëlushe, emri i së cilës do të jetë Lalin.
Mediat turke e zbuluan këtë emër disa ditë para se vogëlushja të vinte në jetë. Pas një kërkimi në internet, rezulton se emri Lalin është me prejardhje nga Turqia, Arabia dhe Persia.
Kuptimi i emrit Lalin do të thotë ‘e kuqe rubini’. Pak para lindjes, sipas mediave turke, për ta falenderuar që do ta bëjë baba , Kenan ka blerë një vilë super luksoze për bashkëshorten.