Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë. Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se Elia ka sjellë në jetë një vajzë pak më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Sakaq, bëhet me dije se çifti e kanë pagëzuar të bijën me emrin Geraldina, nga nëna e Lekës.
Vogëlushja gëzon shëndet të plotë dhe mesa duket ky moment është më i rëndësishmi në jetën e çiftit.