Lajme

Aty është aq ftohtë sa nuk e imagjinoni dot, në këtë vend dielli nuk del për 40 ditë

Një koleksion i pabesueshëm fotosh tregon sesi duket qyteti më i errët në Tokë, aty ku dielli nuk del për 40 ditë gjatë dimrit. Fotografitë u realizuan nga Amos Chapple, i cili kishte si qëllim të dokumentonte jetën në veri të Rusisë gjatë natës polare.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, nga 2 Dhjetori deri më 11 Janar, dielli nuk ngrihet mbi horizontin e Murmansk. Ky qytet shtrihet në rrethin Arktik rus.

Murmansk u themelua si Romanos-on-Murman në vitin 1916, kur Cari Nicholas II u vu në kërkim të një qyteti ku porti nuk kishte akull, që do të lejonte transportin e furnizimeve nga aleatët e Rusisë.

Pak muaj nga themelimi i qytetit, revolucioni e hodhi Carin nga pushteti dhe qytetit iu vu emri Murmansk.

MË TË LEXUARAT

To Top