Fushata zgjedhore ka bërë që shumë artistë t’i shohim të angazhuar politikisht. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Julian Deda, përmes një postimi: “Lajmërim i rëndësishëm: Kërkohen personazhe publike për takimin e radhës të Erion Fikut në lagjet e Tiranës.
Pagesa 3 deri në 6 mijë euro. Fjalia që duhet të thonë me detyrim para kamerave është: “Unë nuk jam me asnjë parti por më pëlqen Erioni.” Të interesuarit të paraqiten në ambientet e Bashkisë Tiranë për të marrë 50% të pagesës në dorë, pasi të kenë bërë një foto me Erion Shtirjen në zyrën e tij.
Pjesa tjetër e shumës likuidohet pas daljes në publik”, ka shkruar Deda.