Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Çim Peka LIVE se edhe në Zimbabve po h e tohet afera si kjo e inceneratorëve, ndërsa kjo nuk ndodh në Shqipëri.
Sipas tij, Ben Blushi është i përfshirë në aferë. “Janë publikuar dokumente të qarta nga media për lidhjen e Ben Blushit me këtë,” tha Berisha.
Ai u pyet edhe për mesazhin që dërgoi për nënën e kryeministrit në emisionin ‘Opinion’, ku Edi Rama po fliste edhe për inceneratorët.
“Të rinjtë shqiptarë nuk kanë një ide se kush ishte Aneja dhe çfarë fatkeqësish bëheshin duke përdorur emrin e saj. Enver Hoxha, për t’u bërë popullor, kudo që shkonte, u fliste për Anenë, për trahananë e Anesë, për petullat e Anesë.
Unë mendoj se secili duhet të nderojë të v de k ur it e tij, të afërmit e tij, por nuk mendoj kurrë se mund të përdoret posti për të bërë personazh si Anenë, nënën e Edi Ramës. Edhe unë i them çoji lules asaj, por Kristaqit kurrë, se Kristaqi ishte k as ap i vërtetë.