Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në Çim Peka LIVE vendimin për të shkuar në Hagë për çështjen e ndarjes së detit me Greqinë.
Berisha tha se tani Greqia shkon në gjykatë me pretendimin për t’u shtrirë me 12 milje, ndërkohë që në qeverisjen e Berishës ishte rënë dakord që Greqia të shkonte në gjykatë me pretendimin e 6 miljeve shtrirje.
Berisha tha se Rama nisi negociatat me Greqinë dhe në përfundim, qeveria e Cipras shpalli fitoren për shtrirjen me 12 milje.
“Marrëveshjen e tyre nuk e ka parë kush deri më sot. Marrëveshja u bllokua nga presidenti. Rama u tha se kemi këtë vendimin e gjykatës. Atëherë Greqia e njoftoi se do të kalonte në shtrirje prej 12 miljesh. Kjo e 12 miljeve nuk është shpallur tani, është shpallur që nga qeveria e Cipras.
Unë kam një pyetje për çdo shqiptar: nga shkuarja në gjykatë me 6 për Greqinë dhe 12 për Shqipërinë apo 6 për Shqipërinë dhe 12 për Greqinë, kush humbet? Shqipëria humbet aq sa është kalimi nga 6 deri në 12 milje.
Shqipëria humbet zonat e triliona eurove naftë dhe gazi në detin Jon. Ato ishin në territorin e Shqipërisë. Kjo falë Edi Ramës.