Lajme

197 raste të reja me Covid-19 vetëm në Tiranë/ Shqipëria në momente të zeza, ja sa raste janë regjistruar sot

Një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Shqipëri - Përkeqësohet situata, rritje e lartë e rasteve ditore me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1412 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 306 persona, duke e çuar në 7621 numrin e rasteve aktiv në vendin tonë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës, 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në Shqipëri rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në 38 – МИА

MË TË LEXUARAT

To Top