Lajme

U sëmur me koronavirus, Silva Bino tregon se sa shumë vuajti dhe rrëqeth me thirrjen për shqiptarë: Ju lutem se nuk është shaka…

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino, përmes një video-mesazhi u bën thirrje njerëzve që të tregojnë kujdes për veten dhe të afërmit e tyre, pasi Covid-19 ekziston dhe virulenca nuk ka ndryshuar.

Silva Bino me Covid-19, e shtruar në spitalin infektiv – A2 CNN

Ajo tregon eksperiencën e saj në përballjen me infeksionin, ndërsa thotë se ka kaluar një formë rëndë. Bino ka marrë shërbim në spitalin Infektiv dhe pas dy javësh e ka fituar betejën.

“Covidi ekziston. Covidi paraqitet në disa forma midis të cilave janë forma të lehta, mestare, të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca sic thuhet shpesh herë nuk ka ndryshuar. Pra shkalla e formave të rënda mbetet e njëjtë. Personalisht kalova një formë të rëndë, pra e provova vet cdo të thotë të kalosh Covid në formë të rëndë.

Për të gjithë ata që nuk besojnë, duhet të jenë të kujdesshëm, të lexojnë faktet, të dëgjojnë historitë njerëzore, nga të cilat ka shumë. Të cilat tregojnë se sa e rëndë është sëmundja, kur nuk mbushesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin. Dhe duhet pikërisht opër këtë arsye të jenë të kujdesshëm, të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre, pavarësisht moshës, pavarësisht kanë apo jo sëmundje shoqërurese. Covidi nuk pyet”, shprehet Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë në ISHP.

Silva Bino: Virusi nuk është zhdukur, duhet të jemi të kujdesshëm - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top