Rozë

Kanë përvjetorin e fejesës sot, nusja e Berishës uron me fjalë shpirti Shkëlzenin: Atë ditën nuk do ta harroj…

Blogerja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha po jetojnë prej vitesh një histori të bukur dashurie.

Festojnë sot përvjetorin e dashurisë së tyre, Armina Mevlani

Janë përfolur shpeshherë për një dasmë të mundshme, por deri tani nuk kemi një datë teksa lidhja e tyre duket të jetë aq e bukur sa në fillim.

24 tetori është një ditë e veçantë për çiftin sepse pikërisht në këtë datë ata janë fejuar dhe sot festojnë përvjetorin e fejesës. Festojnë sot përvjetorin e dashurisë së tyre, Armina Mevlani

E në këtë ditë të shënuar nuk kishte si të mungonte një urim special nga blogerja, që ka ndarë disa foto e video shumë të veçanta në Instastory, duke i shoqëruar me fjalët më të ndjera të dashurisë.

Ajo ka publikuar një foto nga dita kur Shkëlzeni i propozoi në 2016-n në liqenin Como të Italisë, duke kujtuar edhe emocionet e asaj dite.

Sakaq, blogerja shkruan se ndjen keqardhje që këtë përvjetor nuk mund ta kalojnë në vendin e tyre të preferuar si zakonisht, por shpreson se do ta vizitojnë së shpejti.

Nuk do ta harrojë kurrë ditën kur më propozove me pamjen e liqenit dhe këngën ‘Young and beautiful’. Këtë vit e humbëm rutinën tonë të përvjetorit, por shpresoj se do të shkojmë së shpejti. Dashuria nuk është të shikosh njëri-tjetrin në sy, por të shikoni të dy në drejtim të njëjtë.

Festojnë sot përvjetorin e dashurisë së tyre, Armina Mevlani

Festojnë sot përvjetorin e dashurisë së tyre, Armina Mevlani

MË TË LEXUARAT

To Top