Familja e Lorik Canës duket po e shijojnë ditën e sotme, me muzik dhe kërcim. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka publikuar një video ku shihet bashkëshortja e tij, Monica duke kërcyer së bashku me djalin, Bojken dhe në krah mban vajzën, Enkeleidën.
“Humori i të shtunës”- ka qenë ky mbishkrimi që ka zgjedhur ish-futbollisti për këtë video.
Çifti duket se po e shijon shumë këtë ditë me Enkeleidën, portretin e të cilës nuk e kemi parë ende, kurse Bojkeni shihet se është rritur goxha.
Kujtojmë se në janar të këtij viti, Monika i solli në jetë fëmijën e dytë, Lorikut, një vajzë që e pagëzuan me emrin Enkeleida. Me siguri, për shkak të përkujdesjes së madhe që ka pasur për vajzën e vogël, Monika e ka lënë pasdore Lorikun.