Lajme

Jozefina Topalli i kthehet sërish politikës, por habit se nuk është më me PD-në: S’do bëj më sehir, por jam me këtë parti

Ish-numri dy i Partisë demokratike, Jozefina Topalli do të nisë një angazhim të ri politik. Për ABC News, ish kryeparlamentarja demokrate ka rrëfyer se do t’i bashkohet “Lëvizjes për ndryshim”, një projekt i ri politik të cilën do ta bëjë publik të mërkurën e 28 tetorit.

Jozefina TOPALLI bëhet pjesë e NISMËS së re POLITIKE! A do t'i bashkohet dhe Rudina

“Unë nuk do rri të bëj sehir. Nuk kanë qëndruar as në vitin 97 kur kam rrezikuar jo një herë por disa herë të lija dhe fëmijët e mi jetim.

Nuk do bëj sehir as sot. Dhe as nuk impresionohem nga asnjë sjellje enveriste! Dëgjoj sulmet e një pale e pastaj të palës tjetër që për karriget e tyre merren vesh aq bukur dhe më kujtojnë vetëm fletërrufetë e kohës së vjetër. Unë të vërtetat e mia me parti pa parti do t’i them .E vërteta është Liria ime. Të mërkurën do i bashkohem një grupi që quhet “Lëvizja për Ndryshim”.

Pa zbuluar shumë nga projekti i ri në të cilin do të angazhohen, Topalli flet për formatin e lëvizjes në të cilin do të bëj pjesë.

“Unë nuk do rri të bëj sehir”, Jozefina Topalli i hyn

MË TË LEXUARAT

To Top