Rëndohet situata e Covid në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë shënuar 299 rate të reja me covid 19.
4 persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit. 106 persona janë shëruar. Në dy spitalet Covid janë 271 të shtruar.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1315 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasa 6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të inn tubuar.