Pjesë e fëmijëve që do të riatdhesohen është edhe Endrit Dumani. 14 vjeçari , i cili ndodhej që prej vitit 2014 në kampin famëkeq të Al-Holit ku e dërgoi babai bashkë me të motrën, Eva Dumanin, është një prej katër fëmijëve që do të kthehet pas kaq shumë vitesh në vendin e tij.
Ndërkohë motra e tij e cila ishte bashkë me Endrin, nuk është pjesë e grupit që që po shpëtohen prej kampit “Al Hol”.
E teksa mbetet mi ster fati i Evës , daja i saj Agim Ndergjoni ka thënë për mediat se nuk dinë asgjë në lidhje me motrën e Endrit.
Nuk dihet ende asnjë informacion për Evën, po ashtu nuk dihet nëse vajzën nuk e kanë lënë t’i bashkohet grupit apo nuk ka dashur vetë ajo.
Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste. Eva dhe Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me babanë e tyre në drejtim të Sirisë.