Lajme

Bëhet zbulimi i madh: Në Hënë ka ujë, ja sa është sasia që është gjetur dhe nga kush

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës ka zbuluar prova përfundimtare të ujit në Hënë.

NASA ka zbuluar akull ne Hene - Content, TeknoScience - ikub.al

Ky “zbulim i qartë i ujit molekular” rrit tashmë shpresat që NASA të krijojë një bazë hënore, me synimin për të zbuluar burimet natyrore të satelitit tonë natyror.

Ndërsa më parë ka pasur shenja uji në sipërfaqen hënore, këto zbulime të reja sugjerojnë se është më i bollshëm sesa mendohej më parë.

“Kjo na jep më shumë mundësi për burimet e mundshme të ujit në Hënë”, thotë shkencëtarja planetare Hannah Sargeant. Zbulimet e NASA janë publikuar në revistën Nature Astronomy.

Toka nga Hëna (NASA)

MË TË LEXUARAT

To Top