Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania është shumë pranë humbjes së kontrollit ndaj koronavirusit.
Ajo iu tha kolegëve të saj nga partia kristian demokrate këtë mëngjes se situata është a larmante. Në takimin e CDU-së, ku edhe u vendos që të shtyhet kongresi i partisë pikërisht për shkak të krizës së covidit, kancelarja paralajmëroi për muaj shumë të rëndësishëm përpara.
Të premten, ajo do të mbajë një takim me liderët e 16 landeve ku pritet edhe të bien dakord për kufizime më të ashpra në shkallë kombëtare krahasuar me ato që janë në fuqi. Merkel ndërkohë e shfrytëzoi podcastin e saj të përjavshëm, në fundjavë, për të insistuar sërish se njerëzit nuk janë të pafuqishëm për të kontrolluar virusin dhe u bëri apel atyre të reduktonin kontaktet pasi kjo ishte masa më efikase për ta luftuar atë.
Jens Spahn, ministri i shëndetësisë që është në karantinë pasi rezultoi pozitiv, në një video mesazh, i bëri apel gjermanëve të mos besojnë ata që po përpiqen të minimizojnë a shp ërsinë e virusit duke shtuar se sistemi shëndetësor i vendit ishte në rrezik nëse numri i rasteve të reja nuk do të mbahej nën kontroll.