Ajo është një ndër vajzat më të komentuara të showbizit, pasi siç duket i është in jek tuar publikut në mënyrë të ngadaltë, por të sigurt.
Po flasim për moderatoren e sportit Eva Murati, e cila me pamjen e saj dhe mënyrën e komunikimit ka tërhequr së fundmi edhe vëmendjen e mediave të huaja, konkretisht atë greke, duke e krahasuar me prezantuesen sportive italiane, 29-vjeçaren, Diletta Leotta e njohur për transmetimet e saj në Seria A.
Por nuk ka përfunduar me kaq, pasi Eva ka tërhequr dhe vëmendjen e aktorit turk me origjinë shqiptare Can Yaman.
E ftuar në “Wake Up”, Eva tha se ai është një djalë simpatik, por nuk tregoi më shumë detaje rreth raportit mes tyre.
“Është djalë simpatik, i suksesshëm, ishte me origjinë shqiptare. Por që nuk di çfarë mund të them tjetër”, tha shkurt Eva.