Patatet mund t’i keni shoqëruar me pulë, oriz, perime apo mish në furrë, por me qofte mbase nuk i keni hasur.
Mjaftojnë vetëm disa hapa të lehtë dhe do të mbushni shtëpinë tuaj me aromë perfekte.
Patatet duke qenë se janë një perime i plotë, arrin t’ju mbajë më gjatë të ngopur.
Dhe kur temperaturat ulen uria duket sikur na merr në çdo moment.
Përbërësit për 4-5 persona
300-400 gr mish i grirë
700g patate
2 speca
1 domate
2 kokrra qepë
2 feta bukë
1 kokërr vezë
4-5 lugë gjelle miell
3-4 thelpinj hudhra
Kripë, piper i zi, nenexhik
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 gotë ujë i nxehtë
Përgatitja
Në një tas të madh bashkojmë mishin e grirë me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përziejmë mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.
Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokërr are.
Lërini në një pjatë të sheshtë, ndërkohë që përgatisni perimet.
Patatet qërojini dhe pritini ne 6-8 pjesë, në mënyrë që të mos humbasin formën e tyre.
Futini në një tas me ujë të freskët në mënyrë që të largohet përqindja e tepërt e niseshtesë që kanë.
Ndërkohë specat pritini në shirita të vegjël.
Merrni një tavë dhe lyejeni me vaj ulliri.
Kaloni aty patatet dhe specat duke i hedhur kripë dhe piper.
Më pas mes tyre vendosni qoftet që përgatitët dhe në fund grini sipër domaten.
Spërkateni përsëri me pak vaj dhe hidhni gotën e ujit.
Piqeni tavën në temperaturë 200 gradë derisa të shikoni që qoftet dhe patatet të jenë gati.