Elsamed Senaj, ish-banori i Big Brother, i ka dhënë fund beqarisë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Elsamedi përmes një postimi në Instagram ku shfaqet me partneren e tij Klaudia.
“Sot 3 vjet bashk. Sot jemi 3. Dhe sot, zyrtarisht të martuar. Të dua deri në frymën e fundit, në të mirë e në të keq!
Falenderoj Zotin për dhuratat e pa çmuara që më ka sjellë”, shkruan krah fotos Elsamedi. Ish-banori i “Big Brother” së shpejti do të bëhet baba pasi Klaudia është në pritje të ëmbël.