Arif Arifaj, babai i dy djemve nga Deçani që vd iqën në rrethana tragjike në Gjermani ka vendosur lule në vendin ku ndodhi ngjarja.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar afër në këto ditë të vështira.
“Sot gjendem këtu te vendi ku ndodhi ngjarja, deshta të ju falënderoj të gjithëve sepse nuk kisha mundësi që të ju përgjigjem të gjithëve. Dhi mbja është e madhe sa nuk ka kuptim të flitet, po ju jeni ata që lotët mi ndalët, falënderoj të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në ceremoninë e v arr imit, institucionet e Kosovës, ju jeni ata që me jepni fo rcë mua dhe familjes time”, ka thënë ai.
“Këtu në këtë vend humbën jetën dy djemtë e mi më të dashur, do të bëhem i f ortë që familjen time ta qoj përpara”, shtoi Arifaj.