Dita e enjte do të mbetet nën të njëjta kushte atmosferike, si e merkura. Në orët e mëngjesit do të kemi përsëri prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.
Gjatë ditës do të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.
Reshje shiu të karakterit lokal në zonën jugperëndimore të vendit.
Era nga Veriperëndimi 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 12m/sek
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 5°C deri në 20°C
zoant e ulëta 7°C deri në 24°C
zonat bregdetare 11°C deri në 23°C