Ministrja e Infrestrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku infe.ktohet me C.ovid-19.
Është vetë Ministria që përmes një deklarate njofton se Balluku ka dalë poz.itive me Covid-19 dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoman të lehta.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi poz.itiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Nuk dihet nëse ministrja ka patur ditët e fundit kontakte të ngushta me anëtarët e tjerë të kabinetit dhe vetë kryeministrin Rama, dhe nëse ndonjë prej tyre është vetëkarantinuar, gjithashtu.