Lajme

U nisën për një jetë më të mirë, por anija e tyre merr f lakë dhe kthehet përmbys në mes të detit: Kishte dhe fëmijë

Një tjetër tra gj edi ka ndodhur në ujërat e oqeanit Atlantik, ku të paktën 140 emigrantë me destinacion Evropën janë mby tur, pasi një anije me rreth 200 persona në bord është mb ytur në brigjet e Senegalit.

Masat, BE-ja fillon kontrollin e anijeve për emigrantët

Por fatmirësisht rreth 60 shtetas u shpëtuan, sipas raporteve. Besohet se emigrantët po përpiqeshin të arrinin në Evropën kontinentale përmes Ishujve Kanarikë të Spanjës.

Kjo rrugë nga Afrika Perëndimore është frekuentuar së shumti që nga viti 2018, shkruan BBC.

“Ne bëjmë thirrje për unitet midis qeverive, partnerëve dhe bashkësisë ndërkombëtare për të shpërbërë rrjetet e trafikimit dhe kontrabandës që përfitojnë nga rinia e dëshpëruar”, tha Bakary Doumbia, përfaqësuesi i IOM në Senegal.

Sipas qeverisë Spanjolle, më shumë se 11,000 mbërritje janë regjistruar në Ishujt Kanarie këtë vit krahasuar me 2,557 gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Një kulm i mëparshëm, në 2006, pa 35,000 emigrantë të mbërrinin në arkipelag, tha OKB.

KB: Një anije me emigrantë u përmbyt në afërsi të Libisë, të paktën 24 të pësuar – МИА

MË TË LEXUARAT

To Top