Lajme

Dha shpirt ditën e djeshme, nipi i të madhit Avni Mulës rrëfen çastet e tij të fundit dhe amantet: Donte të…

Ditën e djeshme ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare kompozitori i madh shqiptar, Avni Mula. Nipi i tij, Osman Mula ka rrëfyer sesi i përjetoi ditët e fundit dhe si u rëndua gjendja e tij dhe mbahej me oksigjen.

Inva Mula organizon një festë surprizë për të atin Avni Mula - Abc News

“Ditën e fundit nuk e kam takuar se ishte me oksigjen në shtëpi. Kujdesi i është bërë nga familjarët në mënyrë të shkëlqyer që kanë pasur kujdes të përhershëm dhe të përditshëm. E gjithë jeta e tij ka qenë pranë të tjerëve dhe finalja duhet të ishte që të tjerët që të ishin pranë tij. Janë disa probleme të tijat që mbase dhe mund të kishte ndonjë rezervë të vetën, por përgjithësisht i realizoi disa detyra që kishte në plan.

Ai kishte dëshirë që të shkonte me Ninën në Konservatorin ku kishte mbaruar shkollën dhe pati emocione se bashkë me Ninën u futën sërish në ato klasa e korridore. Ballafaqimi tjetër është kur Inva dha shfaqje në teatrin më të madh në Moskë dhe tha jam vajzë e dy prindërve, një nga Shqipëria që studioi këtu dhe një ruse që shkolla i njohu me njëri-tjetrin dhe jam pjesë e tyre. E gjithë salla duartrokiti.

Ndërron jetë kompozitori i njohur Avni Mula - Aktualitet

Ndahet nga jeta Avni Mula - Muzika

MË TË LEXUARAT

To Top