Mediat turke raportojnë se është rritur numri i v ikt imave nga tërmeti i fo rtë që goditi brigjet e Izmirit. Të paktën gjashtë vetë u vr anë dhe 202 të tjerë kanë mbetur të pl ago sur, ndërkohë që kërkimet për të mbi jetuar vijojnë.
Tërmeti ishte me madhësi 7 rihter. Autoriteti i Menaxhimit të Fat keqës ive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërm eti ndodhi në 2:51 pasdite, në një thellësi prej 16.54 kilometra (rreth 10 milje). Të paktën 67 pas-tro nditje, 13 prej tyre mbi 4.0 ballë, u regjistruan pas tërmetit, tha agjencia.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu dërgoi 48 punonjës, 16 automjete dhe një kuzhinë të lëvizshme e cila ka kapacitetin për t’i shërbyer mbi 25,000 njerëzve.
Agjencia e shpëtimit gjithashtu tha se ndihma emergjente prej 5 milion lira lira turke (rreth 600,000 dollarë) u dërgua në rajon nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale.
Deri më tani 70 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, tha Guvernatori i Izmirit Yavuz Selim Kosger. Ai shtoi se kishte një cunami të pjesshëm në rrethin bregdetar të Seferihisar, ku të paktën një person u pla gos.