Largimi i papritur i Fjorelës nga ‘Për’Puthen’ u komentua gjatë në studio. Bukuroshja brune tha se ka njohur një djalë tjetër jashtë studios, e ka vendosur ta vijojë njohjen me të, duke preferuar për të larguar nga formati.
Largimin e saj e komentoi edhe Mevlani, djali që e ka shprehur hapur pëlqimin për të. Ai e vlerësoi Fjorelën për sinqeritetin e treguar dhe i uroi suksese të mëtejshme. Ndërsa nga krahu tjetër, Fjorela e cilësoi komentin e djalit si shumë të matur, duke shtuar se nuk e priste një reagim të tillë nga ai.
Mevlani: I uroj suksese Fjorelës. Ajo ka njohur dikë jashtë dhe nuk ka asgjë këtu. Të gjithëve mund të na ndodhë.
Fjorela: E vlerësoj përgjigjen tënde Mevlan. Kjo tregon që je i matur dhe me këmbë në tokë. Në fakt nuk e prisja këtë reagim.