Rozë

Këngëtari shqiptar habit fare: Gruan e kam vetëm për vete unë, nuk dua të flas njeri për të, se futem në…..

Arian Agushi i njohur për publikun si Gold AG, ishte i ftuari i radhës në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”. Ai nuk preferon zakonisht të flasë në publik për jetën private, ngase preferon që fokusi të jetë tek profesioni i tij.

Kjo është gruaja e Gold Ag

“Nuk dua askush të flet për gruan time. E kam për vete atë. Po të shihet këngëtare. Më kanë thënë a ka mundësi edhe për intervistë. Nuk ka mundësi. Ajo nuk është fytyrë publike. Unë jam këngëtar por jam edhe shqiptar. Nuk dua të bëjë gjëra të pahijshme për llajka. Për grua shqiptari edhe të gjuan. Për gra njerëzit futen në bela. Unë gruan e dua fort ama nuk e kam për ta reklamuar në televizione. Ajo është privatësia ime që dua ta ruaj. Asgjë më shumë”, deklaroi reperi.

Meqenëse nuk arritën të bëjnë dasmë, Goldi tha se kanë vendosur mos ta bëjnë as në të ardhmen.

MË TË LEXUARAT

To Top