Ardit Barani është një nga shqiptarët që jeton në Izmir, zona më e god itur nga tërmeti t ra gjik në Turqi ditën e sotme.
Në një rrëfim për Abcnews.al ai tregon se në momentin që ra tërmeti ishte në katin e pestë. “Isha në shtëpi. Nuk po dija cfarë të bëja, nuk kisha nga ikja se isha në katin e pestë dhe qëndrova. Kur pus
huan lëkundjet zbrita nga pallati. Ishte lla htari” tha ai.
Studenti nga Shkodra tregon se pasi zbriti nga pallati veprimi që bëri ishte telefonimi i familjes. “I mora në telefon dhe u thash jam mirë. Do të dëgjoni që ka rënë një tërmet por jam mirë. Por nuk më besonin. Pasi dëgjuan lajmet më morën sërish dhe nuk po e besonin” tha ai.
Por si është gjendja e shqiptarëve të tjerë? “Jemi si kokrra e mollës. Të gjithë shokët me të cilët jam këtu, por edhe të tjerët që njoh janë shumë mirë. Nuk ka asnjë të lë nduar”.
Ardit Barani theksoi natën do ta kalojnë në çadër pasi zona e Izmirit pas tërmetit të fuqishëm ka regjistruar edhe 100 pasgoditje të tjera. “Shteti ka vendosur çadra në parqe, ka ndarë ushqime ush t ria dhe këtu do ta kalojmë natën” përfundoi ai.