Shaip Elshani nga Drenica është një person që pretendon se po e bartë shpirtin Jezus Krishti. Sipas Elshanit, shpirti i profetit Jezus është futur në trupin e Elshanit dhe aktualisht po predikon një religjion të ri, i pa parë më herët në planet. Sipas tij, Qabeja e ardhshme do të ndërtohet në vendlindjen e tij në Komoran.
“Qabeja e ardhshme do të transferohet në Komoran, në afërsi të vendlindjes sime. Afër malit Kosmaq, përballë do ta ketë një kishë të vogël që është ndërtuar kohëve të fundit. Këtu do të kryhet një lloj pelegrinazhi nga besimtarët e besimit aron dhe do të jetë i obligueshëm. ”
Elshani ka thënë se është teleportuar në një univers tjetër ku ka komunikuar e perëndinë përmes dy engjëjve. Religjioni i ri në të cilin po thërret Elshani quhet “Aron”.
Elshani gjithashtu thotë se perëndia i ka thënë se shpirti i profetit Jezus është futur në trupin e tij. Kjo sepse në 2 mijë vejtët e fundit, njerëzimi ka kaluar në shumë luftëra fetare, andaj edhe ‘profeti’ i ri, Shaip Elshani, me misionin e tij do t’iu japë fund këtyre luftrave.
Elshani ka thënë në Vala Mala Show se është larguar nga toka për vetëm katër minuta, por në universin ku është teleportuar ka kaluar 24 orë.