Pas disa kohësh në Shqipëri, modelja Emina Çunmulja duket se është larguar drejt Amerikës, ku dhe jeton aktualisht.
Para pak kohësh, Emina shkruante se do ndërtonte një shtëpi në fshatin e origjinës, në Mal të Zi.
Së fundmi, ajo ka bërë të ditur në Isntagram se kanë nisur punimet e para për themelet e shtëpisë së saj.
“Ëndrra ime ngadalë po vjen në jetë, shtëpia ime në fshatin tim të lindjes. Dhe traditat që kanë qenë në familjen tonë për mijëra vjet. Pak ar në themele dhe natyrisht një qengj i pjekur për të gjithë njerëzit punëtorë që bëjnë magji me duart e tyre”, shkruan Emina krahas fotografive.