Adriana Matoshi ka konfirmuar se është në një lidhje të re dashurie. Aktorja nga Kosova zbuloi romancën me futbollistin Keith Groeneveld, i lindur në Afrikën e Jugut dhe rritur në Belgjikë. Në një intervistë për “Prive” aktorja rrëfeu sesi ka lindur historia e tyre e dashurisë.
“E që unë e kam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë shumë më parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ po vetëm kaq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë. Unë më përpara nuk e kam njohur Keithin, as Keithi nuk e ka ditur kush jam unë.”, tha aktorja.
Ndërsa futbollisti u shpreh: “Për herë të parë e pashë në Dar, vura re se ka një zemër të mirë dhe të madhe. Është shumë e sjellshme, pastaj herën e parë që dolëm për darkë folëm për shumë gjëra. Folëm për jetën e saj, jetën time dhe për gjithçka. Për planet dhe synimet tona dhe pastaj më “zuri”. Kjo përshtypje dhe mbeti në mendjen time gjatë gjithë kohës.”