Aktori i humorit Donald Veshaj ka pranuar hapur se është në një lidhje dashuri me moderaotren Bora Zemani. I ftuar në ‘Shiko kush luan’, i vënë përballë një sfide, Donaldi u detyrua të thoshte emrin e të dashurës së tij.
Ai u vu përballë një zgjedhje, të thoshte emrin e të dashurës, ish-të dashurës ose të merrte dënimin. Për rrjedhojë, Donaldi zgjodhi të thoshte emrin e të dashurës.
Ai kërkoi kamerën dhe përballë të gjithë publikut tha: Bora Zemani (pa zë të lartë, por që u kuptua qartë).
Dyshja janë në një lidhje prej kohësh, por që kurrë s’e kanë pranuar publikisht pavarësisht fotove të publikuara në media. Disa herë, ata janë zënë dhe e kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, por siç duket, gjithçka i është kthyer normalitetit.