Një prej vajzave më simpatike në Përputhen është padyshim Ana. Vajza e ëmbël e cila ka bërë për vete shumë persona me tipin e saj të brishtë.
25-vjeçarja ka lindur në Sarandë dhe jeton në Tiranë. Zotëron një biznes të vetin dhe ka pasion gatimin. Ana mendon se është e paparashikueshme, dhe i pëlqen adrenalina.
Në emision dhe në profilin e saj në Instagram Ana tregon një pamje tërheqëse, shumë provokuese dhe e bukur. Mirepo, një foto po qarkullon nëpër media që tregon një tjetër profil të Anës. Në foto tregohet bukuroshja disa vite më parë, pa make-up, shumë ndryshe nga fotot e saj të publikuara.