Pak ditë më parë, Pinc Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia, u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin, Geraldinë.
Teksa Elia Zaharia ka publikuar fotot e para me të voglën e saj, daja Amos Zaharia ka zbuluar ndjesitë e para kur ka takuar mbesën e tij. Gjithashtu ka zbuluar se edhe kujt i ngjan e vogla.
“Është një ndjesi e paprovuar dhe e papërshkrueshme. Është e vockël. Shumë e mirë. Kur e pash për here të parë Geraldinën e vogël ka qenë kaq e vogël (Tregon me duar). Ajo ka lindur në të njëjtën datë, kur Mbretëresha Geraldine u largua nga jeta dhe kur i tha mjeku Elias datën që kishte për të lindur, u habit.
Buzët i ka si të Elias, ka lindur me buzë të trasha. Po kam përshtypjen se është vajzë dhe do i ngjajë Lekës. Është bionde dhe me sy bojëqiell”, u shpreh Amosi për “Abc e Mëngjesit”.