Rozë

Arbana dhe Eduarti u bënë me djalë, ja dhurata e madhe që i bënë Ami dhe Ermali: Për Diellin tuaj!

Pak ditë më parë, Arbana dhe Eduarti u bënë prindër me një djalë të cilën vendosën ta quajnë Diell. Pas këtij momenti special në jetën e tyre, dyshja tregoi se shtëpia e tyre ishte mbushur nga lulet dhe urimet e shumta të miqve të tyre më të përzemërt.

Pas lindjes së Diellit, Ami dhe Ermali surprizojnë Arbanën dhe Eduartin me dhuratën e veçantë

Së fundmi Osmani ka ndarë një tjetër surprizë, të cilën e ka gjetur pasditen e sotme në shtëpi.

“Erdha në shtëpi dhe pashë një surprizë të bukur”, ka shkruar moderatorja krah postimit në ‘Instastory’ ku duken lulet dhe shënimi dhuratë nga Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi.

“Dielli që solli veç diell këto ditë. Arbana dhe Eduart t’ju rrojë ëngjëlli juaj dhe paçi vetëm ditë të bukura në jetën tuaj. Jo pa qëllim lulet t’i dërgova me vonesë sepse e dija që nuk do kishit vend në shtëpi nga buqetat e shumta. Miqësisht Ami dhe Ermali”, shkruhej me mbi pllakën me shenjën e diellit dhuratë për Arbanën dhe Eduartin.

Ermali dhe Ami hapin biznesin e ri në Pragë? Ja postimi në “Instagram” që i nxori zbuluar (FOTO) - Lifestyle

Jo vetem mode - Ami dhe Ermali, partnere ne jete dhe ne biznes! (10 maj 2014) - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top