Aktorja e njohur shqiptare Adriana Matoshi, ka nisur një lidhje të re me futbollistin 21-vjeçar Keith Groeneveld me prejardhje nga Afrika e Jugut.
Matoshi në një intervistë për “Prive”, pranoi se mes tyre gjithçka nisi nga një takim rastësor në lokalin e saj, ku Keith e frekuentonte shpesh atë lokal.
Ajo nuk hezitoi që të përgjigjej edhe kur iu drejtua pyetja se çfarë mendonte ajo për paragjykimet e njerëzve, ku u shpreh si “i vjen keq për ata njerëz që gjykojnë njerëzit me ngjyrë”.
Pas komenteve të shumta në rrjetet sociale, vjen reagimi i aktores nëpërmjet një teksti të shkurtër që ajo ndau në InstaStory.
“Dashuria edhe lidhja mua nuk më bën as njeri më të mirë as më të keq. Dashuria veç mundet me më bo ma të lumtur!”, ka shkruar aktorja Matoshi në InstaStory.