Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka prezantuar sot kabinetin e saj, ku bën pjesë edhe një ministre me një tatuazh në fytyrë.
Mahuta, në atë kohë deputete, shpjegoi se e bëri këtë tatuazh për të nderuar paraardhësit e saj dhe për t’i hequr paragjykimet mbi kulturën Maori, të cilën shumë zelandezë e lidhin me k rimin dhe bandat.
Ardern fitoi zgjedhjet duke marrë një mandat të dytë. Ajo ka theksuar se prioritetet e saj do të jenë përgjigjja ndaj COVID-19 dhe rijetësimi i ekonomisë.