Reperi Stresi tregoi për herë të parë se është infektuar dy herë nga Covid-19.
“Një herë besoj jam infektuar kur isha në një koncert me grupin në Greqi. Ishim atje dhe kishim simptomat, por kështu jemi si grup ne, i kalojmë gjërat pa bërë shumë zhurmë.
Nuk u thamë as prindërve. Për të mos i bërë merak e kështu.
Ndërsa hera tjetër ishte tani, pata të njëjtat simptoma. Por që tani jam mirë, dhe kam bërë dhe tamponin dhe kam dalë negativ,” tha Stresi.