Ana Kanuri është bukuroshja që iu bashkua emisionit “Për’Puthen”. Fjalë pak, e bukur dhe tepër e rezervuar, Ana fitoi menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Produksioni i lejoi asaj mundësinë që të zgjidhte dy djem në takime të improvizuara në studio. Përzgjedhjet e vajzës ishin Mevlani dhe Fatjoni.
Takimet mes tyre shkuan shumë mirë dhe kjo u konfirmua nga palët. Por, pëlqimi paraprak i Anës u orientua më së shumti tek Fatjoni, me të cilin tha se do të dëshironte të vijonte takimin edhe jashtë studios. Kështu që takimi i javës së ardhshme për të do të jetë me Fatjonin, presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë mes dyshes dhe si do të reagojë Ana pak më e vjetër e emisionit…