Shfaqja e flamurit turk ne Universitetin e Tiranës ka ngjallur debat ne Shqipëri. Shkrimtari Agim Doçi dhe studiuesi Olsi Jazexhiu janë përfshirë në një debat të nxehtë te hënën në mbrëmje.
Teksa Doçi shtjellonte opinionin e tij pse ishte kundër shfaqjes bashkë të simboleve kombëtare krahas atyre turke, Jazexhiu e ka zbutur duke futur në loje flamurin amerikan, ndërsa lidhur me atë turk tha se ishte krejt diplomatike.
Situata ka agravuar në një përplasje midis tyre, ku nuk kane munguar as epitetet. “Ti heq brekët nga koka, Olsi Sazexhiu” iu drejtua Agim Doci.