Sot (e martë) më 3 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po mbahen zgjedhjet presidenciale. Kandidati demokrat Joe Biden dhe ai republikan Donald Trump janë në garë për të parin e vendit, që do ta qeverisë ShBA-në për katër vitet e ardhshme.
Edhe komuniteti shqiptar në Amerikë janë shumë entuziastë për zgjedhjet, të cilët janë të ndarë në dy grupe: me ata që mbështesin Biden, dhe komunitetin që po mbështesin Trumpin.
Në këtë të fundit është përfshirë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila ditë më parë performoi live në Michingan, në festën e organizuar nga shqiptarët që po përkrahin Trumpin në Amerikë.
Qereti në ditën e zgjedhjeve publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke qëndruar në atë që njihet si “Trump International Hotel”, e cila ndodhet në pronësi të Donald Trumpit, në Washington D.C.