Në 24 orët e fundit është shënuar shifra më e lartë e të infektuarve me koronavirus që prej fillimit të pandemisë. Pozitiv kanë rezultuar 381 persona nga 1684 të kryera në total. Numri i testimeve ka pësuar rritje të ndjeshme nga një ditë më parë, por raporti vijon të jetë 1 me 4.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.
Ndërkohë 5 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19, duke shënuar një total vi kt imash prej 532 që nga muaji mars, konkretisht një 54 vjeçar nga Korça, një 64 vjeçar nga Librazhdi, një 64 vjecar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.