Ajo iku në Gjermani për një jetë më të mirë. Atje u martua me një djalë nga Siria 25 vjeç.
Burri i saj Wais A. i kërkoi që të kishin një fëmijë bashkë. Edhe pse ajo nuk donte të kishte më fëmijë, pasi kishte dy fëmijë nga martesa e parë mbeti shtatzënë për hir të dashurisë.
Por papritur ndryshoi çdo gjë, burri i saj i tha se nuk e donte më fëmijën dhe se ajo duhet ta hiqte. 28-vjeçarja nuk pranoi dhe një mbrëmje ai e hodhi nga pallati.
Tani 25-vjeçari ka dalë në sallën e gj yqit dhe ka thënë se nuk donte ta bënte, por ishte acaruar sepse ajo nuk ia kishte dëgjuar fjalën.
Por ai nuk është ndalur me kaq sepse është munduar të hedhë nga pallati edhe dy fëmijët e vegjël të gruas nga martesa e parë.